“Fatos Nano u dobësua 48 kilogram”, mjeku Pajtim Lutaj tregon takimin me ish-kryeministrin socialist pasi doli nga spitali

Pak muaj më parë, ish-kryeministri i vendit Fatos Nano ishte në luftë me jetën.

Ai qëndroi në reanimacionin e spitalit “Hygeia” në Tiranë dhe shkak u bë një sëmundje në mushkëri.

Por kur kanë kaluar rreth 7 muaj e gjysmë që nga ajo periudhë, ish-kryeministri Nano është rikthyer në formë.

Mjeku okulist, Pajtim Lutaj publikoi dy foto të ish-kryeministrit në klinikën e tij dhe duke konsumuar drekë.

Ndërsa ditën e sotme mjeku Lutaj ka treguar më shumë detaje nga takimi me ish-liderin e socialistëve.

“Më ra telefoni dhe kur pashë Fatos Nanon. Sinqerisht, kisha mbi 8 muaj që nuk kishim folur me Fatosin. Pata një ndjesi të jashtëzakonshme dhe direkt doja t’i dëgjoja zërin.”

Kaq mjaftoi për një ftesë darke, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja Xhoana, e më pas një kontroll për sytë ku doli shumë mirë konfirmon Prof Luto. I vetmi ndryshim këtë radhë u tregua i kujdesshëm me ushqimin dhe pijen, dhe nga e gjithë kjo që kaloi ka humbur 48 kg .

“Ka rikuperuar totalisht. Ndjeva një ringjalle, vetëm me një humbje peshe të konsiderueshme. Ngjiti dhe zbriti 10 shkallë vetë, mua mu duk shumë mirë. Dreka ishte jashtëzakonisht e këndshme. Është jashtëzakonisht korrekt. Pimë një gotë verë, nuk mund të bëhet fjalë më për duhan pirje.

Batuta pa fund dhe pak bisedë politike .

“Fatosi nuk kishte humbur humorin, plot batuta, folëm për situatën politike ndërkombëtare. Duke qenë se është njeri që ka investuar kaq shumë, ka ndjeshmëritë e veta”, tha mjeku për Tch.

Fatos Nano është një prej personazheve më të rëndësishëm të Shqipërisë pluraliste. Katër herë kryeministër i vendit, dhe për 13 vjet drejtoi partinë socialiste.


Shtuar 8.04.2024 20:30