Ish-Kryeministri Fatos Nano gjithmonë ka rënë në sy me makinat e tij luksoze. Edhe tashmë që qëndronjashtë politikës, ai është fotografuar në një nga ditët me shi teksa hipte në makinë këtu në kryeqytet.
Siç mund ta shikoni edhe nga fotot, ish kryeministri shoqërohet nga një truprojë, i cili i mban çadrën që të mos laget dhe e shoqëron deri te vendi i shoferit.
Makina që përdor zoti Nano është një “Maserati”, e cila dihet që hyn te makinat e shtrenjta. Edhe kur ishte Kryeministër, Nano preferonte ta niste vetë makinën, me siguri mund ta ketë njëpasion i tij.