Fansa të njëri-tjetrit, momenti kur Dua këndon dhe kërcen hitet e Ledrit (VIDEO)

Dua Lipa dhe Ledri Vula shumë vite më parë ishin të lidhur me njëri-tjetrin.

Në rrjet qarkullojnë edhe disa foto të vjetra të të dyve kur ishin çift.

Ledri ishte në fillimet e karrierës së tij ndërsa Dua jetonte jashtë, ndaj lidhja e tyre s’mundi të zgjaste.

Megjithatë, dyshja ruajti marrëdhënie të mira dhe sot e kësaj dite takohen.

Gjatë festivalit që po organizohet në Kosovë sigurisht që i pranishëm për të performuar do të ishte dhe Ledri.

Ata kanë treguar se janë ‘fansa’ të njëri-tjetrit. Ledri e përgëzon Duan për sukseset e saj dhe Dua bën të njëjtën gjë. Madje, gjatë koncertit ajo është parë të kërcejë e këndojë me këngët e Ledrit.

Partnerja aktuale e Ledrit, Sara, ka gjithashtu marrëdhënie shumë të mira me Dua Lipën.

Ato janë takuar me njëra-tjetrën disa herë, madje mbrëmjen e dytë të festivalit vetë Sara postoi foto me Duan./albeu.com


Shtuar 7.08.2022 13:27