Një përfaqësues i familjes Hoxha pasi shprehu nderimet për policin e vrarë, Saimir Hoxha tha se atë e vrau dora e zezë e krimit, por sipas tij ajo dorë nuk mund të vrasë dot shembullin që Saimiri la.
“Saimir Hoxha ka pasur një babë fisnik në fushën e topografisë, një nënë të shquar në fushën e arsimit dhe dy motra të shquara brenda dhe jashtë vendit në fushën e jurisprudencës. Kudo u dallua për thjeshtësi, edukatë dhe profesionalizëm të plotë, Krijoi një familje me një vajzë nga Tropoja, me të cilën lindën dy djem.
Të lidhura
None found
Kur erdhi në jetë para 45 vitesh i vunë jetën Saimir. Dora e zezë na e ndau nga jeta Saimirin por jo shembullin për të cilin kontribuoi. Në emër të familjes Hoxha falenderoj organet e shtetit për shpalljen “Dëshmor i Atdheut”, deklaroi ai.
Ndërsa drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu u shpreh se sot Saimiri dhe Policia janë vrarë dy herë nga krimi dhe drejtësia e vjetër që liron të dënuarit.
“Saimiri dhe Policia sot janë vrarë dy herë nga krimi dhe drejtësia e vjetër që shpesh herë vendimet e saj i kanë paguar me jetë punonjësit e policisë së shtetit. Punonjësit e Policisë përballen çdo ditë me krimin, dalin në mëngjes nga shtëpia duke u përshëndetur me familjarët sikur të ishte hera e fundit”, u shpreh Veliu./albeu.com
