Familjarët e viktimave të 21 janarit kallëzim të ri në SPAK

Familjarët e viktimave të “21 janarit” do të dorëzojnë një kallëzim të ri sot në SPAK.

Mësohet se kallëzimi është për Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendin.

Kujtojmë që pak ditëmë parë SPAK shpalli moskompetencën për hetimin e dy kallëzimeve të Partisë Socialiste dhe ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.

Më 21 janar të vitit 2011 para Kryeministrisë, u vranë 4 qytetarë, në protestën e nisur ga Partia Socialiste. Ndërkohë, familjarët e Aleks Nikës, Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedës presin ende drejtësi.


Shtuar 16.02.2023 09:45