Prokuroria e posaçme, ka zbardhur rolin e familjes së ish-shoferit të Ardi Veliut, Sokol Idrizaj, gruan dhe dy vajzave të saj. Sipas gazetarit të Ora News Edison Vatnikaj, nga aktet e administruara rezulton se personat nën hetim gjatë aktivitetit të tyre kriminal, kanë blerë produkte luksi nga firmat më prestigjoze në Francë, blerje të cilat janë realizuar si me para në dorë (CASH), ashtu dhe nëpërmjet kartave të ndryshme bankare.
Produktet e luksit të blera nga pjesëtart e familjes Idrizaj Elda, Egi dhe Bora Idrizaj, janë transportuar në Shqipëri nga vetë ata, janë transportuar nga lidhjet e tyre, si dhe nga ana e kompanive të transportit Francë-Shqiperi.
Sende të cilat janë futur kontrabandë në territorin shqiptar, duke u marrë në dorezim nga të hetuarit e familjes Idrizaj, të cilët i shitur ne territorin shqiptar nepermjet reklamimit në rrjete sociale, si dhe duke fshehur të ardhurat e fituara nga ky aktivitet i paligjshëm.
Sipas Spak, personat nën hetim nga familja Idrizaj, si dhe persona të tere mermin shuma te konsiderueshme monetare me perqindje nga disa persona te cilat nuk ishin te licencuar per te kryer nje aktivitet te tille, e me konkretisht nga personat nën hetim Agustin Mesuli, Altin Doda, Vangjush Kashara dhe Tomorr Barruti.