Ditën e sotme, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, ka arrestuar shtetasin me iniciale Skender Omeri, 69 vjeç pasi ka dyshime se ka falsifikuar dokumentet e pronësisë për përfitimin në mënyrë të padrejtë të një sipërfaqe toke prej 4950 m2, ndodhur në Kasmil, Sarandë.
Organi i akuzës ka kërkuar sekuestron preventive, e cila është pranuar me vendim gjyqësor nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë.
Sipas burimeve, Omeri kishte aplikuar në ASHK Sarandë në dt.25.01.2022 për ta regjistruar sipas një akti kontrate të vitit 1995. Hetimi disa mujor nga Prokurori Kledian Llaho, zbuloi se Omeri ka falsifikuar dokumentacionin për përfitimin e këtij trualli.
Njoftim policie
Nga Specialistet e Hetimit te Krimeve prane Komisariatit te Policise Sarande, eshte bere kapja e personit ne kerkim, si dhe ekzekutimi i Urdhrit te Prokurorit, per ekzekutimin e vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande, per shtetasin:
– Skender Rushit Omeri, i datelindjes 18.11.1953, lindur ne Verve-Sarande dhe banues ne Gjashte-Sarande, si person i dyshuar per vepren penale te “Falsifikimit te dokumentave” ne formen e perdorimit dhe me pasoja te renda, parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.
Pas nje hetimi disa mujor te kryer nga Komisariati i Policise Sarande nen drejtimin e Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Sarande, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Sarande, me vendim nr.100 rregj them, date 21.09.2022, ka vendosur masen e sigurise “arrest ne burg” per kete shtetas pasi ai me ane te dokumentave te fallsifikuara ka aplikuar per rregjistrim prane ASHK – Sarande, per nje prone me siperfaqe 4950 meter 2, ne zonen e Ksamilit Sarande.
Gjithashtu nga ana e policise gjyqesore, po ne date 21.09.2022, eshte bere ekzekutimi i vendimit nr.256 rregj them, date 21.09.2022, i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande, e cila ka vendosur masen e sigurise pasurore “Sekuestro preventive”, per pasurine e paluajtshme, truall me siperfaqe 4950 meter 2, ndodhur ne Ksamil Sarande, me emertimin “Parcela B-37” aplikuar nga shtetasi Skender Omeri, me nr.1462 date 25.01.2022, per sherbimin rregjistrim i kalimit te pronesise, ne baze te aktit kontrate nr.1129 rep dhe nr.951 kol, date 25.09.1995, per truallin me siperfaqe 4950 meter 2, ndodhur ne Ksamil-Sarande.
Materialet ne ngarkim te shtetasit Skender Omeri, i kaluan Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Sarande, per vepren penale te “Fallsifikimit te dokumentave”, ne formen e perdorimit dhe me pasoja te renda, parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal