Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat ku ka komentuar protestën e sotme të opozitës si edhe incedentin ndaj Berishës.
Meta tha se atentati mafioz ndaj Berishës ishte i orkestruar nga Rama, ndërsa shtoi se opozita sot tregoi se ka vizionin për të shporrur këtë sekt kriminal nga pushteti.
Ilir Meta:
Duke falenderuar qytetatarët, duke të falenderoj Berishën, për atë menaxhim të shkëlqyer që i bëri sot atentatit mafioz të orkestruar vetëm nga Edvin Kristaq Rama, që kishte nje qëllim, të devijonte një protestë tërësisht paqësore në një manisfestim dhune me viktima.
Eshtë e qartë që sot Edi Rama për të fajësuar opozitën si shkaktare të dhunës, nxori fytyrën e tij të vërtetë.
Sot Edi Rama, u tregoi të gjithë shqiptarëve, se është anemiku më i madh i paqes sociale në vend. Që është pasuesi me bastard i një regjimi që i shkaktoi vendit drama për 5 dekada dhe që është pengmarrësi i të ardhmes Europiane të Shqipërisë.
Sot opozita tregoi se ka të gjithë vizionin, vetëpërmbatjen dhe qendrueshmerine e duhur për ta shporrrur këtë sekt kriminal, që shkatërron bashkëjetesën sociale, përdhos kushtetutën dhe bllokon integrimin europian për interes të mafias../albeu.com