Eva Murati është një nga moderatoret sportive më të komentuara të momentit. Bukuroshja që prezanton emisionin e Champions Leagues në Shqipëri, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me prezencën në “Tiki-Taka”, duke shkëlqyer në skenën e studios italiane.
Së fundmi Eva, e njohur ndryshe me pseudonimin “Champions girl”, ka dhënë një intervistë për emisionin “Wake Up”, ku ndër të tjera ka zbuluar se kë do të dëshironte të investonte mes Mesit dhe Ronaldos. Përveç se një moderatore e suksesshme, bukuroshen seksi nga Elbasani e kemi parë dhe në role të shumta në kinematografinë shqiptare.
Gjatë bisedës në emisionin e moderuar nga Ori Nebiaj, nuk u la pa u prekur as “dashuria” tjetër e Evës, aktrimi ku zbuloi se momentalisht po punon për një projekt për të cilin nuk dha shumë detaje. E pyetur nëse do të ketë skena intime në filmin që po xhiron, moderatorja tregoi se kjo gjithmonë e ka penalizuar, pasi s’ka pranuar asnjëherë, teksa ende nuk e ka dhënë puthjen e parë si aktore.
Mesin apo Ronaldon, kë do investoje? Po të ishte për ekipin e zemrës do të thoja Kristiano Ronaldon se është më i miri në botë praktikisht, por megjithatë unë do kisha pasur shumë dëshirë të intervistoja Lionel Mesin.
Ai është një talent, një gjeni. Unë jam shumë e lumtur që e kam arritur, pavarësisht se në vitet e fundit dhe jo në majën apo shkëlqimin e tij. Ka bërë një futboll të jashtëzakonshëm, e lumtur që kam parë live futbollin që ai ka dhënë. Duket tip interesant. Kam ndjekur disa intervista të Ronaldos dhe më duket shumë arrogant, shumë i vetëkënaqur nga fama dhe sigurisht që e meriton, por do më pëlqente të intervistoja Mesin.
Skena intime si aktore? Fakti që s’kam pranuar, më ka penalizuar shumë mua. Kam thënë shumë herë jo. Nuk e kam dhënë akoma puthjen e parë si aktore. Do mendohem mirë. Kur e pranon një projekt nuk shkon fare në bazë të aktorit apo partnerit që do të kesh për të kthyer një skenë të caktuar.
E pyetur se çfarë po pret për ta dhënë puthjen e parë si aktore, Eva u përgjigj: “Regjisor i mirë, skenar i mirë. Skenari mbi të gjitha, të jetë e motivuar puthja. Të jetë e motivuar skena. Zakonisht skena të tilla bastardohen vetëm për të rritur audiencën. Më kanë kërkuar disa herë që të puthem, por i kam refuzuar”, përfudoi Eva.