I nxehti afrikan që ka përfshirë pjesë të mëdha të Europës, ka bërë që zjarret të shpërndahen gjithandej në kontinentin e vjetër.
Flakët kanë shkaktuar qindra viktima dhe kanë djegur më shumë se 7.000 hektarë tokë.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, shtete më të prekura janë Franca, Spanja dhe Portugalia, ndërkohë që rrezikohen edhe vende si Italia, Algjeria dhe Maroku, shkruan BBC.
Incendio forestal en Casa de Miravete en la N-5, Provincia de Cáceres. Seguimos! @La_SER @A3Noticias @BomberosCUBP @EPExtremadura pic.twitter.com/l7DTMyUpyI
— Emilio Mateos Ortega (@emiliomoska) July 14, 2022
Deri më tani janë regjistruar 281 viktima si pasojë e tymit dhe flakëve në Francë, Portugali dhe Spanjë, ndërkohë që flakët prej javësh kanë përfshirë një pjesë të Europës. Në Francë zjarret masive janë lokalizuar në rajonin jugperëndimor, ku është bërë i nevojshëm evakuimi i më shumë se 11 mijë personave.
Ndërkohë, në Spanjë disa qytete në perëndim janë evakuar dhe zjarrfikësit zhvilluan ndërhyrje në vatrat e zjarrit në qytetin e Monsagro. Kurse në Portugali më shumë se 30 zjarre ishin aktive të premten në mëngjes, kryesisht në rajonin qëndror të Leiria, i cili është prekur nga kjo situatë prej një jave.
#EFFIS Fire Danger Forecast for 15 July
?Very Extreme Danger forecasted in:
➡️South & western #Spain??
➡️Central & southern #Portugal??
➡️Southeastern #France??
➡️Southeastern #Greece??Extreme Danger is present in areas of:
???????????????????????????????? pic.twitter.com/mkmsshOvJg— Copernicus EMS (@CopernicusEMS) July 15, 2022
Autoritetet dhe shërbimet e emergjencave janë vënë në lëvizje për të evakuar të rrezikuarit, ndërsa sipas specialistëve dhe mjekëve vdekjet kryesisht ishin nga të moshuarit, fëmijët apo personat që vuajnë nga sëmundet kronike.
Italia dhe Kroacia raportuan për prani zjarresh në disa zona, ndërkohë që të rrezikuara mbeten Greqia Qendrore dhe Maroku. Shkak i zjarreve vlerësohet se është vala e të nxehtit për shkak të ndryshimeve klimatike.
Ambientalistët thonë se bota është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve.
⚠️ Χάρτης Πρόβλεψης Κινδύνου?για Παρασκευή 15/7:
? Πολύ υψηλός κίνδυνος 4⃣ σε:
?#Aττική, κεντρική & νότια #Εύβοια, #Αργολίδα
?περιοχές #Βοιωτία & #Κορινθία
?#Κρήτη, #Λέσβο, #Σάμο, #Ικαρία, #Χίο & #Ψαρά? Υψηλός κίνδυνος 3⃣ σε αρκετές περιοχές
ℹ️ https://t.co/UcUk400yPY pic.twitter.com/VBzEyHpkun
— Civil Protection GR (@GSCP_GR) July 14, 2022