Eurodeputeti austriak: Heqja e vizave për Kosovën është urgjente dhe e rëndësishme

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka thënë se Kosova ka përmbushur prej kohësh kriteret për liberalizimin e vizave.

Përmes një postimi në Twitter ai shkruan se, liberalizimi i vizave për Kosovën është urgjente dhe e rëndësishme.

“Në programin qeverisës të Gjermanisë në mënyrë eksplicite përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën. Kjo është urgjente dhe e rëndësishme. Kriteret janë përmbushur për një kohë të gjatë. Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë rënë dakord prej kohës dhe duhet mbështetje e plotë parlamentare. Ne mbështesim integrimin evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe, në këtë kuptim, reformat e nevojshme për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës”, thuhet në marrëveshje”, ka shkruar Mandl./albeu.com