Euro 2024, Cikalleshi: Polonia në mundi me një gjysëm goli

Shqipëria u mund minimalisht 1-0 nga Polonia, në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024. Pas ndeshjes për mediat foli lojtari i kuqezinjve, Sokol Cikalleshi.

Normalisht që të gjithë e keni parë një kombëtare ndryshe, me shpirt gare dhe një kombëtare e denjë për të përfaqësuar gjithë shqiptarët. Na mposhtën me gjysëm goli. Rastet i patëm. Përballë kishim një skuadër me lojtarë të fortë dhe portier të mirë. Kjo Kombëtare ka hapur një faqe të re që besoj se do t’i bëjë krenarë shqiptarët. Këtë Kombëtare kërkojnë të gjithë.

E ardhmja? Normalisht ishte një nga ndeshjet më të vështira. Polonia është krye e grupit. U mposhtëm me rezultat minimal. Me ato raste mund të bënim pak më shumë. Nuk ka rëndësi kush do të dalë në fushë në të ardhmen. E rëndësishme të kemi këtë shpirt gare”, tha ai.


Shtuar 27.03.2023 22:56