Eugena Tomini emërohet drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini është emëruar drejtoreshë e Instituti të Shëndetit Publik  (ISHP) duke zëvendësuar kështu Albana Ficon, e cila disa ditë më parë u emërua në krye të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT)

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave që në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në SHBA, është drejtuar nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj./albeu.com

 

 


Shtuar 9.12.2021 09:57