“Është në listën e të korruptuarve”, Ngjela: Telashet për Metën nuk kanë mbaruar, pas 24 korrikut nis procesi penal

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të lënë në detyrë presidentin ka sjellë jo pak reagime. Për avokatin Spartak Ngjela, beteja e vërtetë e presidentit Ilir Meta me drejtësinë do të fillojë pas mbarimit të mandatit më 24 korrik.

Sipas tij, ai do të ketë të tjera probleme me drejtësinë, por këtë herë të karakterit penal.

“Shkelja e rëndë do të pasojë. Kur ndërroi datën e zgjedhjeve lokale kërkonte destabilizim, por palët nuk e përfillën. Gjykata Kushtetuese nuk gjykohet. Ne nuk e kishim përcaktuar juridikisht se çfarë është shkelja e rëndë, do t’i takonte Gjykatës Kushtetuese të bënte interpretimin dhe të mbetej si ligj. Shkeljen e kishte, por nuk ishte e rëndë sipas Gjykatës. Beteja e tij nuk ka filluar. Më 24 korrik i fillon procedura për korrupsion, sapo të mbarojë mandatin. Atëherë mund t’i filloi një proces, është në listën e të korruptuarve”, u shpreh ai. /albeu.com


Shtuar 18.02.2022 09:07