“Është djalë fisnik…”/ Ish-banori i BBV 4: Mendoj që të gjithë kanë kapur finalen me Mirin

Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP’, Ols Abazi, ka qenë së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku ka komentuar katër finalistët e BBV 5.

Sipas tij, Mateo, Selin dhe Rogerti e kanë kapur finalen e madhe me Mirin. Ai shton se secili prej tyre e meriton fitoren, por më shumë Miri.

Të lidhura

None found

Abazi shprehet se këngëtari i njohur ka treguar fisnikëri dhe qytetari.

Pjesë nga intervista:

Unë mendoj se të gjithë e kanë kapur finalen me Mirin. Në këtë finale me Mirin e kapur Mateo, Rogerti dhe Selin.

Këtu dalim te pyetja që ti mendon se e meriton Miri?

Secili prej tyre e meriton në fund të ditës, e them sinqerisht këtë. Por për disa arsye plus, e meriton Miri. Mua më duket një djalë fisnik, një djalë qytetar dhe i pjekur. Është një artist që bashkë me “West Side Family”, me çunat, me të jashtëzakonshmin Flori, kanë krijuar një ngjyrë totalisht të veten në këngën shqiptare dhe në artin shqiptar.


Shtuar 15.04.2026 16:58

Tags: ,