“Është detyra jonë të durojmë në barrikada”- Vajza e Sali Berishës para simpatizantëve demokratë: Ju do jeni misionarët e kësaj lufte që do kapilarizohet në gjithë vendin

Vajza e Sali Berishës, Argita Berisha ka mbajtur një fjalim para simpatizantëve demokratë, të cilët ishin mbledhur poshtë pallatit të ish-kryeministrit, i cili prej datës 30 dhjetor ndodhet në “arrest shtëpie”.

Në fjalën e saj, ajo u shpreh se ‘është detyra jonë që të durojmë në barrikada’, ndërsa theksoi se demokratët janë misionaret e kësaj lufte që do kapilarizohet në të gjithë vendin.

“Ju falënderoj shumë për pjesëmarrjen dhe për angazhimin tuaj këto ditë të para të vitit të ri. E nisëm vitin e ri në barrikadën e luftës për mbrojtjen e pluralizmit. Të nisësh vitin e ri me një sfidë të tillë është e vështirë, por motivuese.

Asnjë diktator nuk i përballet dot shpirtit tuaj të lirë. Nuk ka pranga sistemi që të burgosë lirinë tuaj.

Ju do të jeni misionaret e kësaj luftë që do kapilarizohet në gjithë vendin. Një vit të mbarë dhe me fitore. Jam e bindur që zoti këtij vit ka plane te bukura për Shqipërinë dhe do shpërblejë demokratet. Është detyra jonë të durojmë në barrikada”, tha ndër të tjera Argita Berisha.