Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të vizitojë sot Kosovën.
Kjo vizitë e tij në Kosovë, vjen pak ditë pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel, të ndërmjetësuar nga BE.
Kujtojmë se ky takim rezultoi pa ndonjë marrëveshje për targat dhe letërnjoftime.
Gjatë ditës së sotme Escobar do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
I dërguari amerikan në mbrëmje pritet të takohet edhe me përfaqësues të opozitës, të cilët i ka ftuar për darkë.
Bëhet e ditur se në mbështetje të dialogut nesër vendin tonë do ta vizitojë edhe special i BE-së, Miroslav Lajçak.