Ervis Martinaj apo Talo Çela? Artan Hoxha zbulon kush është më i kërkuari në vend: Një grabitqar shumë më i madh në treg

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se Ervis Martinaj mund të jetë marrë peng dhe një tjetër “grabitqar” shumë herë më i madh po qarkullon në treg.

Komentet Hoxha i bëri teksa foli në studion e lajmeve të ABC, në lidhje me ngjarjet më të bujshme të ditëve të fundit, ku në krye qëndron zhdukja e mistershme e Ervis Martinajt.

Hoxha shtoi se Martinaj është aktualisht personi më i kërkuar në Shqipëri. Prej kohësh është përmendur emri i grabitësit të miliona eurove në Rinas, Talo Çela si më i kërkuar, por sipas Artan Hoxhës, sot për sot më i kërkuar është Ervis Martinaj që rezulton i zhdukur.

Gazetari ka shtuar se Ervis Martianj në të vërtetë ashtu siç mori edhe emrin, ishte “mbreti” i lojrave t fatit në Shqipëri. Sipas tij vetëm taksa paguheshin prej kompanive të tij 70 milion euro. Sipas Hoxhës në kompanitë e Ervis Martinajt ishin të punësuar rreth 16 mijë njerëz.

Në fund Artan Hoxha ka ngritur dyshimet se Ervis Martinaj është marrë peng ndërsa në treg po qarkullon një grabitqar shumë herë më i madh./albeu.com/