Erjona Ismaili largohet nga drejtimi i PS-së në Vlorë, hapet rruga për zgjedhjen e drejtuesve të rinj

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka bërë të ditur dorëheqjen nga posti i bashkëkryetares së Partisë Socialiste në Vlorë, në përmbyllje të procesit të riorganizimit të strukturave partiake.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ismaili u shpreh se drejtimi i strukturës socialiste në Vlorë për 1 vit e 3 muaj ka qenë për të një privilegj, por edhe një përgjegjësi. Ajo theksoi se gjatë kësaj kohe është angazhuar ta përmbushë detyrën me përkushtim, korrektësi dhe integritet.

Të lidhura

None found

Sipas saj, vendimi për t’u tërhequr nga kjo detyrë synon të mundësojë zhvillimin e procesit demokratik për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste në Vlorë.

“Sot, në kuadër të fazës së fundit të riorganizimit të Partisë Socialiste, jap dorëheqjen nga detyra e bashkëkryetares, duke i hapur rrugë procesit demokratik të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste të Vlorës”, shkruan Ismaili.

Në përfundim të mesazhit të saj, ministrja shprehu mirënjohjen për anëtarët, drejtuesit dhe bashkëpunëtorët e PS-së në Vlorë, duke i falënderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Ajo vlerësoi gjithashtu kontributin e tyre në një mënyrë drejtimi të mbështetur te përgjegjësia dhe respekti për njerëzit.


Shtuar 30.08.2026 16:28

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobet girişmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet giriş