Skuadra e Vorës do të ndeshet nesër me Egnatian, në kuadër të xhiros së dytë të “Abissnet Superiore”. Takimi është programuar të luhet në orën 16:00 në stadiumin “Vora”.
Në vigjilje të kësaj sfide me ekipin që mban titullin kampion, klubi vorak ka publikuar në platformat sociale një filmim ku risjell triumfin e mëparshëm ndaj rrogozhinasve. Në atë rast, ata arritën t’i mundin brenda pjesës së parë falë një dygolëshi të Irgi Kasallës.
Të lidhura
None found
“Përballja e fundit me Egnatian”, është mbishkrimi që shoqëron videon e shpërndarë nga Vora, ku duken edhe çastet e realizimeve. Një kujtesë e tillë synon të elektrizojë edhe më tepër ambientin para ndeshjes.
Rikujtojmë që Vora e nisi rrugëtimin e saj në Superiore me sukses, duke fituar 0-1 në transfertë përballë Dinamos në “Elbasan Arena”. Nga ana tjetër, Egnatia i dha një leksion Tiranës me rezultatin 3-0 në shtëpinë e vet në Rrogozhinë.
