Erisa Xhixho: Kriza ka kthyer në luks ushqimet bazë për pensionistët dhe familjet në nevojë

Në një postim në rrjetet sociale, zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, u shpreh se kriza e çmimeve ka thelluar varfërinë e shqiptarëve dhe i ka kthyer në luks ushqimet bazë, për familjet me të ardhura të ulëta dhe pensionistët.

Gjithashtu, Xhixho shkruan se hendekun e madh mes Europës dhe Shqipërisë e sheh më shumë se kudo tjetër te niveli i çmimeve të shportës.

Sipas Xhixhos, Ndihma ekonomike është 19-99 euro për familje. Pensioni bazë- 88 euro. Paga minimale – 400 euro. Ndërkohë çmimet në Shqipëri shumë më të shtrenjta se në Itali

Postimi:

Shqiptarët i paguajnë dyfish produktet e shportës me rrogat më të ulëta në Europë, krahasuar me Italinë me rroga shumë më të larta.
Kriza e çmimeve e ka thelluar varfërinë e shqiptarëve dhe i ka kthyer në luks ushqimet bazë për familjet me të ardhura të ulëta dhe pensionistët.

Hendekun e madh mes Europës dhe Shqipërisë e sheh më shumë se kudo tjetër te niveli i çmimeve të shportës.

Ja disa të verteta :

Në Itali, pensioni minimal social është 525 euro
Më shumë se gjysma e pensionistëve italianë marrin të paktën 750 euro në muaj
Paga minimale në Itali e kalon të paktën dy herë atë në Shqipëri

Por nga ana tjetër, çmimet janë më të ulëta se në Shqipëri, ku:
Ndihma ekonomike është 19-99 euro për familje
Pensioni bazë- 88 euro
Paga minimale – 400 euro

Nderkohë çmimet në Shqipëri shumë më të shtrenjta se në Itali:
Vaji

Në Itali – 1.89 euro
Në Shqipëri – 3.5 euro
Makaronat
Në Itali – 0.99 euro
Në Shqipëri – 2 euro
Qumësht i skremuar
Në Itali – 0.85 euro
Në Shqipëri – 1.5 euro
Miell

Në Itali – 0.55 euro
Në Shqipëri – 1 euro
Italianët me të ardhura mujore disafish më shumë, i blejnë më lirë produktet e shportës.
Më shumë se çdo gjë tjetër, ky hendek flet për mungesën e shtetit social dhe qeverisjen e korruptuar, e cila qytetarin e ka të fundit në listën e prioriteteve.

Shqiptarët janë të fundit në Europë për fuqinë blerëse dhe për pagën minimale.
Janë të fundit për nivelin e pensioneve dhe skemat e ndihmës sociale. Sepse për qeverinë që i drejton, të parët janë klientët e saj, me të cilët ndahen paratë e shqiptarëve të zhytur në varfëri.