Eriksen: Manchester United i duhet pak fat për të kaluar krizën

Manchester United e ka nisur në mënyrë të tmerrshme sezonin e ri në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq në pesë sfidat e para kanë pësuar tre disfata, teksa kanë grumbulluar vetëm gjashtë pikë. Humbja e fundit ishte në shtëpi nga Brighton me rezultat 1-3 duke konfirmuar formën e dobët që po kalojnë Djajtë e Kuq.

Të lidhura

None found

Mesfushori danez Christian Eriksen ka thënë se nuk po kalojnë nëpër një formë të mirë dhe iu duhet pak fat për të kaluar këtë krizë.

“Është një humbje e rëndë, duhet të analizojmë veten. Kemi ndryshuar disa gjëra, por jemi të zhgënjyer”, tha Eriksen.

“Na mungojnë gjërat e vogla, pak fat. Ne kemi nevojë për këtë për të kapërcyer krizën”, u shpreh mesfushori danez.

Ndeshjen e radhës United e zhvillon në udhëtim te Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë në fundjavë për Djajtë e Kuq do të jetë një tjetër udhëtim te Burnley.


Shtuar 18.09.2023 10:16