Anulimi i seancës plenare ka përplasur kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe kreun e Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi.
Ky i fundit, e cilësoi si antikushtetuese vendimin për anulimin e punimeve te Kuvendit.
Ndërkohë, nuk ka munguar një reagimin nga kryetarja e Kuvendit idhur me akuzat e PD-së se ky ishte vendim personal i saj.
Spiropali ftoi Gazment Bardhin dhe opozitën që të reflektojnë mbi degradimin etik-siç thotë ajo që po karakterizon veprimtarinë e tyre.
Reagimi:
Kryetarja e Kuvendit, shpreh keqardhje të sinqertë për komunikatën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, e cila është vazhdë e sulmeve jonjerëzore, përveçse antidemokratike me këmbë karrigesh mbi të, gjatë kryerjes së detyrës.
Kryetarja e Kuvendit e fton Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike dhe posaçërisht autorin e goditjes me këmbë karrigeje, si edhe të kësaj komunikate goditëse me gjuhën e shpifjes, të reflektojnë mbi degradimin etik që po karakterizon veprimtarinë e tyre.
Kryetarja e Kuvendit e siguron Kuvendin dhe zgjedhësit se këto shfaqje degraduese të pakicës së të zgjedhurve, as nuk e intimidojnë dhe as nuk e pengojnë dot të kryejë me përkushtim, drejtësi dhe besnikëri të palëkundur ndaj rregullave të Kuvendit, rolin e saj institucional.