Erdogan padit rivalen nacionaliste pasi e krahasoi me kryeministrin izraelit

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka ngritur një padi kundër një rivale nacionaliste pasi kjo  e fundit e  krahasoi me kryeministrin e Izraelit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, informon albeu.com.

Meral Aksener, udhëheqësja e Partisë Iyi, tha në parlament këtë javë se Erdogan përdori taktika të ngjashme me Benjamin Netanyahu për të mbajtur pushtetin.

“Versioni i Erdoganit në Izrael, Benjamin Netanyahu, nuk hezitoi të vinte në shënjestër jetën e civilëve dhe fëmijëve për të shkatërruar rivalët e tij politikë dhe për të mbrojtur vendin e tij”, tha ajo, informon albeu.com.

Erdogan i ka quajtur komentet “të pamoralshme” dhe tha: “Netanyahu kurrë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë shoku ynë”.

Procesi i tij gjyqësor kërkon 250,000 lira (30,000 dollarë) si dëmshpërblim./albeu.com