“Erdhi dita”, talebanët në fjalimin e fitores: Amerikanët ikën, Afganistani tani është një komb i lirë dhe sovran

Fundi i muait Gusht shënoi edhe largimin përfundimtar të trupave amerikane nga Afganistani.

Talebanët kanë përshëndetur largimin e të gjitha forcave të huaja nga vendi në një fjalim solemn duke thënë se që sot e tutje Afganistani do të jetë një komb i lirë dhe sovran.

Ata folën edhe për marrëdhëniet me perëndimin në vijim, duke theksuar se do të mbajnë raporte të mira pune më ta.

Me largimin dje nga Kabulli të avionit të fundit ushtarak të SHBA-së me të evakuar, ka marrë fund lufta 20-vjeçare e SHBA.

Duke folur me gazetarët nga Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se fitorja e grupit të tij “u përket të gjithëve”.

“Ne nuk kemi asnjë dyshim se Emirati Islamik i Afganistanit është një komb i lirë dhe sovran”, tha ai, duke shtuar se amerikanët “nuk mund ta arrijnë qëllimin e tyre përmes operacioneve ushtarake”.

Më parë, gjenerali marins Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të SHBA, njoftoi se trupat e fundit amerikane të dërguara për të evakuuar qytetarët amerikanë dhe afganët në rrezik nga talebanët kanë fluturuar nga Kabuli në orën 3:29, sipas orës së Uashingtonit, ose një minutë para mesnatës në Kabul.

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni thanë se mbi 120 mijë vetë janë evakuuar gjithsej pas marrjes së kontrollit të vendit nga talebanët, përfshirë 1’200 persona të nxjerrë nga vendi me 26 fluturime ushtarake amerikane dhe dy të koalicionit nga e diela deri të hënën./albeu.com


Shtuar 31.08.2021 08:07