Epokës elizabetiane i erdhi fundi, ja kush do të jetë mbreti i ri britanik

Mbretëresha Elizabeth II ka ndërruar jetë sot në Balmoral në moshën 96-vjeçare. Pyetja që shumë njerëz kanë është se kush do ta marrë drejtimin e mbretërisë. Pas 70 vitesh në sundimin e mbretëreshës, në fron do të ngjitet djali i saj, Princi Charles.

Mbretëresha udhëhoqi Mbretërinë e Bashkuar dhe monarkinë përmes brezave të ndryshëm, duke fituar respekt dhe admirim në mbarë botën për përkushtimin e saj ndaj detyrës.

Shumica e njerëzve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Commonwealth nuk do të kenë njohur një kohë pa atë si monarke.

Një epokë që filloi në 1952, e njohur nga disa si epoka e re elizabetiane, ka përfunduar.

 


Shtuar 8.09.2022 19:54