Epidemiologu nga Kolumbia: Do të duhen edhe dy vjet për t’u kthyer në normalitet

Kryepidemiologu i Universitetit të Kolumbisë u shfaq jashtëzakonisht i kujdesshëm në lidhje me rrjedhën e pandemisë në mbarë botën, duke folur sonte në buletinin kryesor të lajmeve të SKAI.

Parashikimet e Jeffrey Shaman ishin ogurzeza me rritjen e mutacionit “Delta” . Ai vlerësoi se mund të duhen edhe dy vjet që ne të ndihemi të sigurt dhe përsëriti se vetëm vaksinimi masiv do të parandalonte mutacionet e reja.

Të lidhura

None found

“Mutacione të reja do të ndodhin vazhdimisht dhe njerëzit që do të infektohen, mund të jenë edhe ata që janë vaksinuar. Pra, imuniteti që do të kemi nga një sëmundje e mëparshme ose vaksinimi do të jetë i përkohshëm dhe do të na duhen vaksinime të vazhdueshme në vitet e ardhshme”, tha ai, ndër të tjera./albeu.com


Shtuar 11.07.2021 21:24