Enkelejd Alibeaj tërhiqet nga rekursi për vulën e PD

Enkelejd Alibeaj, ka njoftuar tërheqjen e tij nga rekursi për çështjen e vulës së Partisë Demokratike në Gjykatën e Lartë.

Alibeaj shprehet se vendimi është individual dhe se kur ai kishte depozituar rekursin, ndodhej në një pozicion tjetër si kryetar i komanduar i PD.

“Kemi krijuar një subjekt të ri politik, jemi regjistruar dhe jemi në koalicion”, thekson ai.

Ai argumenton se, duke u angazhuar në një parti tjetër, nuk ka më interes të ligjshëm për të ndjekur procesin për logon dhe vulën e PD. “Dikur kam qenë në një pozitë tjetër dhe sot nuk jam më”, thekson Alibeaj.

Ai thekson gjithashtu, se kërkesa e tij është ligjore dhe se nuk ka asnjë qëllim për të marrë drejtimin e PD, logon apo vulën përmes gjykatës.

“Vendimi im është individual dhe nuk ndikon në synimet e personave të tjerë që mund të synojnë një gjë të tillë”, përfundon ai.

Enkelejd Alibeaj: Vendimi është individual. Në kohën që unë kam bërë rekursin kam qenë në një tjetër pozicion, si kryetar i komanduar i PD. Kemi krijuar nje subjekt të ri politik, jemi regjisrruar dhe jemi në koalicon.

Duke qenë se jemi një parti tjetër, s’kam më interes të ligjshëm të ndjek një proces për logon dhe vulën e PD
Sepse dikur kam qenë në pozitë tjetër dhe sot s’jam në atë pozitë.

Kjo është kërkesë ligjore. Nuk kam asnjë synim të marr drejtimin e PD, logon apo vulën përmes gjykatës.

Vendimi im është individual dhe nuk prek synimet e personave të tjerë që mund ta synojmë një gjë të tillë.


Shtuar 4.03.2025 15:49