Kryetari i Komisionit Hetimor të zgjedhjeve të 25 Prillit, Enkelejd Alibeaj, është shprehur tepër i revoltuar ndaj reagimeve të administratës së Komisionit që i shkëputën sinjalin transmetimit nga Kuvendi.
Alibeaj dha një deklaratë për mediat sa i përket dështimit të rradhës të mbledhjes së Komisionit, pasi deputetët socialistë u larguan për herë të dytë.
Pas largimit të deputetëve socialistë, një incident ka ndodhur në sallën ku po zhvillohej mbledhja, pasi punonjësja e administratës së Kuvendit, ka ndërhyrë duke kërkuar që mbledhja të përfundonte pasi nuk kishte kuptim të vijonte.
Kjo ka shkaktuar acarimin e situatës dhe Alibeja ka kërkuar që garda e republikës të nxirrte nga salla punonjësen e administratës me pretendimin se po ndërpriste një mbledhje të rëndësishme dhe shtoi se për këtë çështje do të ndërmerreshin edhe veprime ligjore.
Fjala Enkelejd Alibeaj:
Ikën prapë. E treta herë që ikin, pa arsye pa shkak. Duket qartë me një strategji të demaskuar për të bojkotuar veprimtarinë e komisionit. Kjo seli vendosi të ndërpresë edhe sinjalin televiziv që sipas traditës ndërpritet atëherë kur mbaron diskutimi.
Kishim miratuar 16 nene. Në mënyrë të beftë u cuan dhe ikën dhe strategjia e tyre dukej qartë. Mbledhja e rradhës ishte sot për në orën 11:00. Vazhduam me kërkesën ëpr të hetuar veprimtarinë e patronazhistëve. Bardhi paraqiti të gjithë panoramën e plotë për patronazhistët. Collaku parashtroi të dhënat për shpërdorimin e fondeve publike për të blerë votat e shqiptarëve. Bylykbashki foli për rindërtimin, zoti Xhaferraj për shpërdorimin e shumave të mëdha të shumave të shtetit për blerjen e votës. Salianji për punësimet. Punësime të përkohshme të bëra para 25 Prilli.
Administrata me një histeriëzm kamikazi futet për të ndërprerë një proces ligjor. Në këtë mënyrë mazhoranca kërkon të ndërhyjë për të bllokuar veprimtarinë e komisionit.
Propozova të bëheshin të gjitha kërkesat e tyre për rregulloren, habi e madhe, votuan kundër dhe më pas ikën. Sic duket kanë frikë nga ato të dhëna të sjella nga deputetët e opozitës. Dëshmitarët duke filluar nga kryeministri e me rradhë do thirren sipas ligjit.
Përgjigjia për Gjylametin është e thejshtë: Unë drejtoj komisionin bazuar në ligjin për komisionet hetimore ku thuhet fare qartë se rendi i ditës është i përcaktuar nga vetë ligjit. Plani hetimor paraprak ku qëndron edhe thembra e Akilit. Po e përsëris që e drejta për të thirrur dëshmnitarë, pranohet edhe kur bëhet nga cdo deputet pa qenë nevoja për gjë tjetër. Mjafton kërkesa. Ndërsa këta nuk duan të lejojnë që të thirret si dëshmitar shtetasi Edi Rama./albeu.com/