Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, ka “zbardhur” fjalën e mbajtur prej tij në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike mbrëmjen e djeshme.
Gjatë fjalës së tij bie në sy se ai ka theksuar se nuk mund të negociojë kurrë me përkrahësit e Sali Berishës, pasi sipas tij nuk mund të ulesh në të njëjtën tryezë me ata që kishin shkuar në PD për të vrarë deputetët.
Ai gjithashtu ka shtuar se Partia Demokratike është një parti perëndimore dhe duhet të ndahet përfundimisht nga sjellje të tilla.
“S’mund të negocioj uljen në tryezë me ata që erdhën në PD për të na vrarë!
Do te ishte e veshtire per mua por edhe per te gjithe koleget te perballeshim me vendime per perjashtimin apo pezullimin e funksionareve apo ish-funksionareve qe kane mbajtur detyra te rendesishme ne kete parti. Por pas 8 Janarit, s’mund te fshihemi pas gishtit. Ne nuk mund te jemi perbashkues me ata qe te fusin shkopinj nen rrota. Ata kane sot per qellim vetem qe te pengojne axhenden tone politike kunder qeverise dhe rikthimin e PD ne pushtet. Pjesa me e madhe e anetareve te kryesise ishin deshmimtare okulare te asaj qe ndodhi ne 8 Janar. Ata erdhen per te na vrare, dhe ne vazhdojme te diskutojme per tu ulur me te njejten tryeze dhe per te ndare vendimarrje te perbashket? Ata nuk mund dhe nuk duhet te jene ketu. Ata erdhen te organizuar per te dhunuar dhe per te vrare, ne te mendohemi? Nuk behet politike me dhunen, me 8 janar mjetet politike mbaruan! Ne 8 janar ishte vetem nje turme banditesh qe erdhi per te dhunuar. PD eshte parti perendimore dhe ne duhet te distancohemi perfundimisht nga te gjithe ata qe nuk e perfaqesojne kete. E kam thene qe ne mbledhjet e shkuara, qe gjerat nuk zgjidhen duke i ardhur gjese anash e anash, kur gjeja duhet zgjidhur ne kohe. Italianet thone “duhet keputur koka e demit, po nuk ia keputem koken demit, do te kemi pasoja te tjera”. Une smund te pajtohem me njerez qe nxiten dhe frymezuan dhune ne 8 janar! Ata nuk jane kurrsesi demokrat, rruga jone me ta eshte ndare njehere e pergjithmone. Nese kjo eshte partia e tyre, kjo nuk eshte partia ime. Kush ka hyre ne oborr ne krah te atyre qe mbanin hunj dhe leva ka damken e kriminelit, jo te demokratit. Vendimet sot duhet te jene shume te forta. As Edi Rama ska arritur te shkoje deri ketu. Kush erdhi per gjak, nuk mund te kete vend ne kete parti, sot dhe kurre.
Pjesë nga fjala ime në mbledhjen e Kryesisë 10 Janar 2022!”, ka shkruar Hasa në Facebook./albeu.com/