Ende nuk ka dëshmuar, rëndohet gjendja e Ylli Brahimit, pamjet filmike dërgohen për ekzaminim

Ylli Brahimi, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e të premtes në atentatin e bërë Laç, ndodhet në gjendje jo të mirë shëdetësore.

Gjendja e Brahimit i cili ishte edhe shënjestra e atentatit, raportohet të jetë përkeqësuar.

Ndërkohë ky i fundit ende nuk ka dhënë dëshminë e tij.

DVR e kamerave të sigurisë në banesën e Brahimit është dërguar për ekzaminim të specializuar në Tiranë, pasi mendohet se këto kamera e kanë filmuar sulmin me armë, por nuk janë arritur të hapen nga hetuesit.

Ylli Brahimi 46-vjeç dhe Klisman Preçi 27-vjeç që të dy banues në Milot u sulmuan me armë zjarri mbrëmjen e së premtes, teksa po hynin me automjetin e tyre të blinduar tek pallati ku ata jetonin. Hetimet në lidhje me ngjarjen janë përqendruar tek e shkuara e dy personave brenda dhe jashtë vendit, ndërsa ishin sulmuar dhe me parë me armë zjarri, por atentatet kishin dështuar./albeu.com


Shtuar 26.07.2022 09:25