Ndërsa Johnny Depp feston fitoren e tij ligjore kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, ylli i “Pirates of the Caribbean” po shijon dhe suksesin e tij në NFT.
“Never fear truth” quhet koleksioni nga Johnny dhe deri më tani ka mbledhur plot 800.000 mijë dollarë. Të gjitha të ardhurat e përfituara akori i ka dhuruar për bamirësi në spitale të ndryshëm.
Pavarësisht se doli fitues në rastin shumë të publikuar gjatë të cilit ai dëshmoi se Amber nuk po tregonte të vërtetën se kishte dhuruar tashmë 3.5 milionë dollarë për Unionin Amerikan të Lirive Civile (ACLU), aktori është urdhëruar të paguajë 38,000 dollarë për organizatën jofitimprurëse për kohën që shpenzuan për tërheqjen e dokumentacionit.
Sipas ACLU, anëtarë të caktuar të stafit të tyre u vunë në dispozicion për depozitim dhe kur avokatët e Depp i thirrën ata, ata u dorëzuan 1900 dokumente, për të cilat ata pretendojnë se iu desh mjaft kohë dhe energji për t’u tërhequr.