Një shtetas 40-vjeçar është ekzekutuar ditën e sotme në Kaçanik të Kosovës.
Ngjarja ndodhi pas një shkëmbimi me armë zjarri dhe viktima ishte Hasan Berisha.
Sipas burimeve nga mediat e Kosovës, viktima dyshohet të ketë qenë nga Dubrava e Kaçanikut.
Ndërkohë detaje të reja për ngjarjen ka dhënë edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, i cili ka bërë me dije se është identifikuar një i dyshuar për rastin, por që ende s’është arrestuar.
“Një person ka mbetur i vdekur dhe një i plagosur, i cili është dërguar për trajtim në QKUK. Një i dyshuar është identifiku, por ende s’është arrestuar. Mosha e saktë e viktimës nuk dihet ende, por është rreth të 40’ave. Motivi ende s’dihet”, ka thënë Jashari./albeu.com/