EMRI/ U përplas nga makina teksa kalonte rrugën, ndërron jetë shqiptarja në Itali

Një 75-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në Itali mbrëmjën e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në Porcari të provincës së Luças në Itali. E moshuara shqiptare, por banues në zonë, po kalonte në këmbë rrugën “Puçini”, kur u përplas nga një makinë që drejtohej nga një e re.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejt të një ambulance, shqiptarja nuk mundi të mbijetonte. Mediat lokale shkruajnë se viktima është Feime Besnik Nurce, e cila u godit nga një automjet tip Volksëagen Golf. Gruaja përplasi dhunshëm kokën në tokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas një rindërtimi fillestar dhe ende përmbledhës, 75-vjeçarja po ecte përgjatë një pjese të aksit rrugor pa trotuar dhe me ndriçim të dobët kur vendosi të kalonte rrugën.

Në atë moment po mbërrinte e reja që drejtonte makinën Golf dhe për arsye që ende janë nën hetim nga policia, nuk mundi të shmangte të moshuarën. Përplasja ka qenë e dhunshme dhe 75-vjeçarja është hedhur disa metra larg, duke humbur menjëherë ndjenjat për shkak të një dëmtimi shumë të rëndë në kokë.

Me ardhjen e stafit të urgjencës, gjendja e saj ishte e rëndë dhe nuk mund të bënin asgjë për ta shpëtuar. Mjekut që ndodhej në ambulancë, pas një tentative të dëshpëruar për reanimim, nuk i mbetej gjë tjetër veçse të deklaronte vdekjen.

 


Shtuar 26.11.2023 14:52