EMRI/ Tokë, apartamente, lokal e palestër, Prokuroria i sekuestron pasurinë trafikantit të drogës

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka sekuestruar në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, një numër të madh pasurish me vlerë miliona euro shtetasit Dritan Beti dhe personave të lidhur me të.

Sekuestrimi është bëre pas hetimit të kryer nga ku është arritur të vërtetohet se shtetasi D.B është dënuar për veprën penale të trafikimit të lendeve narkotike në Itali, nga Gjykata e Ankonës.

Është arritur të zbulohen e më pas të sekuestrohen pasuri të paluajteshme dhe të luajteshme, si apartamente, makina etj.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane vijon hetimet e mëtejshme në lidhje me rastin, por dhe për raste të tjera me qëllim kryerjen e veprimeve të duhura në hetimin e veprave penale që lidhen me pastrimin e parave dhe zbatimin e ligjit Antimafia.

Kujtojmë se Dritan Beti, 49 vjeç, u arrestua fiks një vit më parë, më 11 nëntor 2020.

“Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në rrugën “Shemsi Haka” u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Dritan Beti, 49 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vite burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, thuhej në njoftimin e policisë aso kohe./albeu.com


Shtuar 11.11.2021 10:11