Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një shtetas, i identifikuar si Eduart Reçi është qëlluar me armë zjarri në zonën e njohur të Tiranës si “Rruga e Elbasanit”.
Reçi është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës dhe mësohet se ka marrë një plumb në kokë.
Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar, priten më tepër detaje në vijim.