Mëngjesin e sotëm, një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në një banesë në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.00.
Sipas informacioneve, banesa ku është vendosur lënda plasëse i përket gjyqtarit Tonin Sterkaj.
Nga raportimet e para, bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.