Policia italine ka arrestuar Artur Haxhiun, 55 vjeçarin shqiptar, cili ka plagosur dy bashkëkombas dhe një shtetas italian.
Njëri prej shqiptarëve, 30 vjeç ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Në mbështetje të policisë italiane janë edhe karabinierët e Portogruaros.
Nuk përjashtohet që ky konflikt i mbartur të jetë motivi i plagosjeve.
Të shtënat kanë ndodhur 3 ditë më parë, më 27 qershor në një resort në bregdet, fillimisht në via Pirano dhe më pas në parkingun e një pallati mes via Andromeda dhe via della Vega.
I kërkuari u dënua 22 majin e kaluar për kanosje me thikë ndaj njërit prej tre të plagosurve, siç konfirmohet nga burime hetimore./albeu.com