Detaje të reja kanë dalë në lidhje me objektet e dyshimta që alarmuan policinë e Pogradecit në oërt e para të mëngjesit sot. Rreth orës 03:30 policia e Pogradecit mori njoftim për vendosjen e dy sendeve të dyshimta poshtë dy mjeteve.
Makinat kanë qenë të parkuara pranë Prokurorisë në Progradec dhe roja ka parë autorët teksa kanë qenë duke vendosur GPS. Është dashur ndërhyrja e grupit të shpërthimeve të kontrolluara nga Tirana për të kryer ekzaminimet e duhura.
Pas kontrolleve rezultoi se elementi i dyshuar poshtë automjeteve nuk ishte lëndë eksplozive, por një aparat GPS. Mbetet mister motivi se përse tentuan të vendosnin GPS ë makinat e Çeknait
Makinat janë në pronësi të shtetasit Eris Çekani, i cili kohët e fundit ka patur disa konflikte me shtetas të tjerë në Pogradec, ku më i fundit ishte aksidenti kokë më kokë në Elbasan.
Eris Çekani është emër i njohur policinë shqiptare. Vetëm pak muaj më parë, 39-vjeçari është përfshirë në një sherr, ku të rinjtë, të cilët udhëtonin me dy makina, kanë ndjekur njëri tjetrin si nëpër filma deri në në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”.
Teksa kanë mbërritur në këtë rrugë, ata kanë përplasur dy mjetet me të cilat udhëtonin. Në këtë moment ka ndërhyrë Policia dhe në pranga ra Eris Çekani dhe Gledis Dikellari 23-vjeç, të dy banues në Pogradec, e ndërsa 3 personat e tjerë janë larguar nga vend i ngjarjes me një makinë tjetër dhe janë në kërkim./Albeu.com/