EMRI/ Mori peng dhe rrahu fqinjin italian, gjykata merr vendimin për shqiptarin

Një shtetas shqiptar është dënuar me dy vite e dy muaj burg, pasi mori peng dhe rrahu për disa minuta fqinjin e tij Italian gushtin e vitit të shkuar.

Vendimin për dënimin e shtetasit Ervis Shaba e dha Gjykata e Sanremos në Itali.

Siç raportojnë mediat italiane, ngjarja ndodhi pas një sherri mes fqinjësh, ku më pas Shaba ka shkuar dhe e ka futur me dhunë italianin në shtëpi duke e goditur disa herë.

Krahas burgut, ai duhet të paguajë edhe një dëmshpërblim financiar prej 8 mijë eurosh ndaj fqinjit të tij./albeu.com/


Shtuar 17.03.2022 15:27