EMRI/ Lejoi kultivimin e kanabisit gjatë detyrës, arrestohet ish-oficeri i policisë në Lezhë

Pas hetimeve nën drejtimin e Prokurorisë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ndaj ish-oficerit të policisë Klisman Nikolli, 29 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Dy vite më parë ish-oficeri Klisman Nikolli u shpall në kërkim nga AMP, pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës në Komisariatin e Lezhës, ka lejuar kultivimin e kanabisit në zonën e Njësisë Administrative Ungrej.

Lufta kundër kultivimit të kanabisit, parandalimi dhe goditja e paligjshmërive në rradhët e policisë së shtetit vazhdon në mënyrë sistematike, intensive, me një bashkëpunim të të gjithë institucioneve ligjzbatuese.


Shtuar 15.07.2024 16:18