Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Në Dobrac është plagosur me armë zjarri një person i identifikuar si Admir Bajri.
Burime për albeu.com bëjnë me dije se atentati është bërë nga një mjet në lëvizje, ndërsa i plagosuri ndodhej para një marketi
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa gjendja e të plagosurit nuk dihet ende.
Njoftimi i policise:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në lagjen Dobraç në Shkoder, në rrethana ende të pa qarta është plagosur me armë zjarrin shtetasi A.B, 38 vjeç banues në lagjen Dobraç, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz.
38 vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkoder i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, fiksimin e çdo prove të mundshme me qëllim identifikimin e autorëve./albeu.com