EMRI/ Kush është anëtari i këshillit bashkiak që u arrestua sot në Elbasan

Franko Hakilja, është këshilltari bashkiak i arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit “Tempulli 2”.

Mësohet se Hakilja është këshilltar bashkiak në radhët e LSI-së.

Gjithashtu, mes 20 personave të arrestuar në Elbasan është edhe një student.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se në total në rang vendi janë kapur 273 persona, duke goditur 7 grupe kriminale që trafikonin dhe shisnin drogë kryesisht në zona urbane./vizionplus.tv


Shtuar 22.01.2024 19:14