Enkelejd Alibeaj do të mbledhë nesër Grupin Parlamentar në orën 16:00 për të diskutuar emrin e presidentit të ri.
Mësohet se në fokus nuk do të jenë negociatat për Presidentin e Republikës, por edhe platforma e bashkimit e prezantuar disa ditë më parë.
24 orë përpara se socialistët t’i presin në tryezë në Kuvendin e Shqipërisë për të negociuar për emrin e Presidentit të Republikës, demokratët kanë një kërkesë.
Enkelejd Alibeaj e sheh zgjedhjen e kreut të shtetit bazuar në disa shtylla të rëndësishme që duhet të jenë transparente për shqiptarët.
Vendimi për t’u ulur përballë socialistëve në tryezë Alibeaj nuk do ta marrë i vetëm. Ky i fundit tha se do të kërkojë mandatim nga grupi parlamentar, prandaj dhe do ta mbledhë nesër.