Është emëruar Kreu ri i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës. Në krye të Kadastrës së Vlorës është emëruar Erdet Mandi, i cili zëvendëson në këtë detyrë Reinard Metajn.
Mandi ka mbajtur më herët detyrën e shefit të hartografisë e më pas shef i legalizimeve pranë Kadastrës Vlorë.
Kujtojmë që Kadastra e Vlorës është cilësuar gjithmonë si zona e “zjarrit” për shkak se në katër vitet e funit janë ndërruar 12 drejtorë, ku vetëm në vitin 2020 brend 11 muajve u ndërruan nëntë të tillë.
/AlbEu.com/