Ka shpëtuar mrekullisht pasi është goditur nga rrufeja një peshkatar në Gramsh.
Burimet thonë se 55-vjecari Dule Dollenga ka qënë duke peshkuar në ujërat e lumit Devoll kur është goditur nga rrufeja në krahun e majtë. Menjeherë ne vendin e ngjarjes kanë mberritur forcat e zjarrfikses të cilët bashkë me banorët e zonës kane bërë të mundur transportimin e peshkatarit të lënduar drejt spitalit Gramsh ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Moti i keq sot shkaktoi probleme në Gramsh . Stuhija përzierë me breshër solli bllokimin e rrugëve të qytetit për më shumë se një orë. Rrufetë janë bërë një dukuri e zakonshme në Gramsh. Vetëm javën e shkuar si pasojë e rrufesë ngordhën rreth 165 krerë dele./albeu.com