Dhunohet mjeku në Gramsh, çfarë dyshon policia

Para dy ditësh një mjek ishte paraqitur në spital pasi kishte marrë disa dëmtime në fytyrë.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale V.SH 60 vjeç.

Sipas policisë dy persona janë identifikuar dhe dyshohet se këta shtetas kanë dhunuar fizikisht mjekun në Gramsh.

Njoftim policie

Mbrëmjen e datës 30 nëntor, është dërguar nga familjarët, në spitalin e Gramshit, për ndihmë mjekësore, pasi ishte dëmtuar në fytyrë, shtetasi V. Sh., 60 vjeç, me detyrë mjek.

Nga veprimet paraprake hetimore, u konstatua se ky shtetas vuante nga probleme shëndetësore (hipertension).

Në vijim të hetimeve të thelluara për këtë rast, Policia ka identifikuar 2 autorët e dyshuar dhe ka referuar materialet në Prokurori, për ta, pasi dyshohet se kanë goditur shtetasin V. Sh.

Për të ruajtur konfidencialitetin e hetimeve që po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera./albeu.com


Shtuar 2.12.2022 13:56