Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku ermeri shqiptar, Alltan Visha 47-vjeç, ka humbur jetën pasi traktori që drejtonte u përmbys dhe e zuri poshtë.
Shqiptari jetonte në Roveré della Luna, ndërsa aksidenti ndodhi brenda një ferme në Salorno.
Policia dhe shërbimet mjekësore arritën menjëherë pas telefonatës së urgjencës, por Visha nuk arriti të shpëtohej.
Sipas mediave italiane, 47-vjeçari kishte ndërruar jetë vendngjarje si pasojë e plagëve të marra,
Përveç ndihmës mjekësore, në vendngjarje mbërritën edhe zjarrfikësit për të bërë të sigurt zonën e prekur nga aksidenti dhe më pas të largonin mjetin bujqësor.
Policia ka nisur hetimet për aksidentin e rëndë.