EMRI/ Aksident i rëndë në Elbasan, makina përfundon në humnerë, humb jetë shoferi, lëndohen gruaja dhe djali i tij

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku për pasojë ka ndërruar jetë shoferi Besnik Samurri dhe janë lënduar gruaja, djali i tij dhe një tjetër pasagjer.

Aksidenti ka ndodhur 20 kilometra nga qyteti i Elbasanit, në zonën e quajtur Qafë Mollë.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe autoambulanca.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.12.2022, rreth orës 9:15, në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë, shtetasi B. S., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi B. S., 38 vjeç, si dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët, shtetasit M. M., F. M. dhe B. M., të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./albeu.com

 


Shtuar 20.12.2022 10:55