EMRI/ Një shqiptar mes viktimave të aksidentit tragjik të trenave në Greqi

Një shqiptar është mes viktimave të aksidentit tragjik në Larisa të Greqisë, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së martës.

Viktima është 60-vjeçari Pavlin Bozo, nga Lushnja, i cili punonte në bar/bufe brenda në tren dhe ndërroi jetë kur dy trenat u përplasën.

Ndërkohë, numri i viktimave nga aksidenti ka shkuar në 47 dhe numri i shqiptarëve të përfshirë ka shkuar në 8.

Kërkimet vijojnë në rrënojat e trenave, edhe pse ka shumë pak shpresa për të gjetur të mbijetuar. /albeu.com


Shtuar 2.03.2023 12:22